Aplikacion
Me votat e PS, teksa opozita denoncoi se s’kishte kuorum, është miratuar projektligji për “Investimet Strategjike”, për ‘Burimet Ujore’, si dhe ai për “Turizmin”.
Seanca zgjati më pas se 30 minuta.
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali i bërë sot thirrje deputetëve të opozitës që të ulen për të diskutuar që të gjendet një zgjidhje.
Kurse Deputetja Elda Hoti ka tentuar të shkojë tek anëtarët e kabinetit të Ramës por është ndaluar nga anëtarët e Gardhës. Ajo u pa të kishte në dorë një zhurmues dhe disa letra.
Ndërkohë që deputetët e opozitës vijuan me përpjekjet për bllokimin e punës së Kuvendit dhe akuzuan zv/kryetaren e Kuvendit, felaj, se nuk ka vota të mjaftueshme për të miratuar projektligjet nen për nen.
Deputetja Ina Zhupa u dëgjua të thotë se ministrja Mirala Kumbaro nuk i meriton lulet që i janë dhënë me rastin e 8-Marsit, pasi sipas saj ministrja do vetëm beton.
“Kumbaro do vetëm beton nuk do lule. Merrja lulet”, dëgjohet të thotë Ina Zhupa. “Edhe lulet i doni falas, as paratë që vidhni nuk harxhoni”, dëgjohet të thotë Gazment Bardhi.
Ndërkohë që po fliste ministrja Elisa Spiropali, deputeti Petrit Doda ka tentuar të afrohet në zonën ku qendrojnë ministrat.
Ai ka tentuar të çajë kordonin e Gardës, por është ndaluar prej tyre.
Debati në seancë:
Spiropali: Dua të të them diçka shumë miqësisht! Hera e parë që e marr fjalën në këto 4 muaj. Sot është 7 marsi, vetëm një koment (deputetët e opozitës i bien tavolinave).
Ndërhyn Felaj: Zoti deputet nuk i çirresh dot as një gruaje e një vajze sot.
Spiropali: Dua të bëj një urim për mësuesit në këtë 7 mars. Qetësohu. Mësuesit na kanë mësuar që të paktën kur flet dikush, nuk ia marrin fjalën të tjerët. S’bëhet zhurmë dhe s’ka bilbila. Ka ardhur koha që t’i gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve, në Komisionet Kryesore, që t’i gjejmë zgjedhjet. Mos e merrni peng këtë ditë. Fëmijëve të Shqipërisë po i jepni një shembull të shëmtuar. Jemi afër për të gjetur një zgjidhje këtë absurditet. Partinë e bashkuar, jeni në dritë të vërtetë. Vazhdoni para. Gëzuar 7 marsin mësuesve, dhe grave këtu 8 marsin, se nuk do të shihemi nesër. /ZOOM.AL/