Aplikacion
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit dhe jug përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 1-8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë shpejtësi 9-17 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 12°C
në zonat e ulëta 5 deri 18°C
në zonat bregdetare 7 deri 18°C