zoom

Të gjitha

Çfarë i ndodhi? Femra më seksi gjobitet me 1.26 milionë dollarë për një…

Femra më seksi, Kim Kardashian, është aq shumë aktive në rrjetet sociale sa ndan me miliona ndjekësit çdo moment nga jeta e saj. Ajo mund të postojë foto apo video që ekspozon veshjet, makinat, shtëpitë, ushqimet e deri te letra higjienike.

Por duket se së fundmi ajo e ka pësuar nga këto postime, pasi një bashkëpunim i fundit për një reklamë të sponsorizuar nga një kompani kriptomonedhash, e ka zhytur atë në një çështje delikate.

Mediat e huaja shkruajnë se Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur akuza mbi yllin televiziv, për reklamimin e paligjshëm të një sigurie kripto dhe për këtë do të paguajë 1.26 milionë dollarë gjobë.

Kim Kardashian ka rënë dakord t’i paguajë më shumë se 1 milion dollarë SEC, Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje me Consob USA për mosdeklarimin e lekëve që mori për një postim në Instagram që reklamonte një kompani kriptomonedhash.

Postimi, i cili përmbante hashtag “#ad”, përfshinte një lidhje në faqen e internetit EthereumMax, e cila u ofron përdoruesve udhëzime se si të blejnë token. Kardashian, e cila ka asete rreth 2.8 miliardë dollarë, gjithashtu ra dakord të mos promovojë sektorin e kriptomonedhave për tre vjet dhe të bashkëpunojë me hetimin në vazhdim.

SEC në nëntor të 2017 paralajmëroi personazhet e famshëm që kërkojnë të fitojnë para në hapësirën e tyre dixhitale që rregullat e SHBA-së kërkojnë që ata të deklarojnë këto të ardhura.

Që atëherë kjo kompani ka ndjekur një pjesë të personazheve të famshëm, duke përfshirë yllin e filmave aksion, Steven Seagal, producentin muzikor “DJ Khaled” dhe boksierin Floyd Mayweather Jr. për thyerjen e këtij rregulli, por Kardashian është padyshim “peshku më i madh”.