zoom

Ekonomi

Çfarë fshihet pas? Tjetërsimi i pronave në Porto Romano, Ministria e Infrastrukturës nuk përgjigjet

Investimi prej 2 miliardë eurosh në pikën më të rëndësishme infrastrukturore të vendit, vazhdon të jetë një projekt fantazmë, ku nuk ka asnjë informacion publik shtesë, studim fizibiliteti etj përveç deklaratave të qeverisë.

Bëhet fjalë për projektin e portit të ri të Durrësit, Marina dhe Jahtet.

Kërkesa për informacion që Zoom.al ka dërguar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjegjëse për këtë projekt, mban datën e 19 majit. Por kjo nuk është e para. Zoom.al i ka kërkuar vazhdimisht informacion kësaj ministrie, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.

Më poshtë gjeni përmbajtjen e këtij emaili.

Deri në momentin e publikimt të këtij shkrimi (8 nëntor) MIE nuk ka asnjë përgjigje, duke shkelur kështu çdo lloj afati që i ka caktuar edhe ligji për informimin.

Një ndër çështjet delikate që Zoom.al adreson në këtë email është edhe tjetërsimi i pronave të Marinës dhe Forcave Detare në Porto Romano, nga koncesionari i portit Kastrati Group. Këto prona i përkasin ministrisë së Mbrojtjes, por Kastrati ka zhvilluar aty punime. Pak kohë më parë ministri Niko Peleshi tha se kjo kompani është kallëzuar për këtë shkelje, por asnjë përditësim nuk ka nga çështja.

Edhe në daljet publike, ku në fakt prezenca e gazetarëve është e rallë, ministrja Belinda Balluku, nuk jep informacione konkrete për fazat e këtij projekti apo për shqetësime reale që prekin qytetarët dhe bizneset, si p.sh transferimi i shërbimeve portuale nga porti brenda qytetit në Porto Romano./Zoom.al