Aplikacion
Deri tani, dejtuesit e autoveturave të Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, kanë qenë të detyruar t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre.
Kështu që prej sot, automjetet që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.
Janë targa prej kartoni me afat 60 -ditor dhe të gjitha autoveturat duhet t’i mbajnë në xhamin e përparmë dhe të pasëm.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa serbe duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme.
Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte thënë se marrëveshja për targat skadon më 15 shtator dhe se Kosova nuk do ta respektojë atë njëashëm. /Zoom.al