zoom

Të gjitha

“Çfarë është për ty Flori Mumajesi?” Fifi bën lëmsh rrjetin

Rreth 2 vite më parë lart e poshtë përflitej se Fifi dhe Flori Mumajesi ishin në një lidhje dashurie. E gjithë kjo nisi për shkak të një videoje që u bë publike, në të cilën ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Thashethemet vazhudan për muaj e muaj të tërë dhe shpesh ishin vetë kënëgatrët që i nxisnin. Sa herë që u jepej rasti të flisnin në intervista për njëri-tjetrin, ata nuk nuk jepnin një përgjigje konkrete, ndaj dhe publiku nuk dinte çfarë të besonte.

Ndërkohë e ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Fifi foli më në fund dhe tregoi se Florin e ka thjesht një mik të mirë. “Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, u shpreh asokohe këngëtarja.

Së fundmi Fifi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në InstaStory ku është pyetur dhe për raportin me Flori Mumajesin.

“Çfarë është për ty Flori Mumajesi?”, pyeti ndjekësi.

“Pika e dobët!”, iu përgjigj ajo duke bërë sërish lëmsh rrjetin mbi marrëdhënien që ata kanë.

Kujtojmë se më herët në “Shiko kush luan” këngëtarja ishte vendosur përballë sfidës “Paintball” dhe aty ju përgjigj disa pyejeve në lidhje me jetën e saj private.

“Ke thënë deklarata nga më të ndryshmet në lidhje me “Stracciatella”-n, sa kohë ke qenë në lidhje me të? Na e thuaj sonte njëherë e mirë se na plase!”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Fifit dhe përgjigjia e saj i habiti të gjithë.

Këngëtarja tregoi se nuk ka qenë kurrë e lidhur me “stracciatella”, djalit që i ka dedikuar një tatuazh me këtë emër, por ajo e ka dashur këtë gjë. Fifi gjithashtu zbuloi se aktualisht nuk flet me djalin që dashuron.

Ndërsa kur u pyet se me cilin mashkull do e zërvendësonte “stracciatella”-n dhe se do ishte partneri ideal për të, Fifi u përgjigj Flori Mumajesi. Këngëtarja shtoi se ajo e ka thënë edhe më herët se Flori ka qenë dhe do të jetë gjithmonë inspirim për të.

Sigurisht që kjo deklaratë i habiti të gjithë ndjekësit e emisionit dhe shumë kanë nisur të dyshojnë se ajo është realisht e dashuruar me Florin.