zoom

Aktualitet

Çfarë është Pegasus,programi përgjues i celularëve izraelit i përdorur nga qeveritë në mbarë botën?

Të hënën, u zbulua që organizata franceze e gazetarisë  investigative Forbidden Stories dhe organizata bamirëse e të drejtave të njeriut Amnesty International kanë zbuluar një bazë të dhënash me mijëra numra nën përgjim nga klientët e një firme sigurie izraelite,NSO.

Klientët e NSO janë qeveritë dhe agjencitë kombëtare të sigurisë. Kompania shet software të njohur me emrin Pegasus,i cili është një program i sofistikuar përgjimi,që mund të fitojë akses mbi mesazhet e koduara në celular, duke mbetur i pa zbuluar.

Kjo është ajo çfarë është zbuluar nga Projekti Pegasus deri tani

 

Si funksionon Pegasus?

Është një përgjues,një pjesë e  programit që përgjon përdoruesin e pajisjes. Ndryshe nga përgjuesit e tjerë, Pegasus nuk kërkon nga ‘’viktimat’’ e tij që të shkarkohet në celular,psh duke hapur një link ose një document të infektuar.

Pegasus mund të infektojë IOS,Android,Blackberry pa i  paralajmëruar pronarët e tyre.

Sapo instalohet,I lejon klientët e NSO që të kenë kontroll tek pajisja,duke aktivizuar kamerën dhe mikrofonin, të shohin të dhënat gjeografike dhe të lexojnë mesazhet – edhe ato në platformat e koduara si Telegram dhe WhatsApp.

Pegasus shfrytëzon të metat e sigurisë tek celularët. Përgjuesi mori vëmendjen e publikut pas vdekjes së gazetarit Saudit Jamal Khashoggi në 2016,dhe besohet se është I lidhur me çështje të tjera gjithashtu.

Ajo çfarë ka zbuluar Projekti Pegasus është shkalla e përgjimit.

‘’Ndonëse kompania pretendon se sistemi I tyre I përgjimit përdoret vetëm për investigimet legjitime të kriminalitetit dhe terrorit, është e qartë se teknologjia e tyre lehtëson abuzimin sistematik. Ata paraqesin një pamje legjitimeti,ndërkohë që përfitojnë nga shkeljet e përhapura të të drejtave të njeriut’’ tha sekretarja e përgjithshme e Amnesty International Agnès Callamard.

NSO ‘’me forcë mohon,pretendimet e rreme’’

 

Kush e përdor Pegasus?

NSO thotë së programi nuk është I dizenjuar për mbikqyrje masive,por për qëllime anti-terrorizmi.

Kompania, e krijuar në 2011, thotë se I shet sistemet e përgjimit vetëm tek agjenci të besueshme qeveritare dhe I vë në dijeni klientët për të dhënat e tyre të të  drejtave të njeriut.

Sidoqoftë,Pegasus është akuzuar si ndihmës në lehtësimin e autoritarizmit.

Sistemi I përgjimit Pegasus është përdorur nga shtete të ndryshme duke përfshirë Azerbajxhanin dhe Arabinë Saudite.

Sipas investigimit të Forbidden Stories, ministria e jashtme Izraelite është shumë e përfshirë në listën e klientëve të NSO dhe I ka bërë presion kompanisë që të shitet në Arabinë Saudite,paravësisht mosbesimit të menaxherëve të kompanisë.

 

Skandali I përgjimit në numra

Amnesty International dhe Forbidden Stories kanë marrë akses tek një bazë të dhënash e cila ka 50,000 numra telefoni nga 50 shtete duke përshirë Indinë,Francën,Hungarinë,Meksikën dhe Marokun.

U raportua se është përdorur në Spanjë gjithashtu,por qeveria spanjolle e mohon këtë gjë.

Midis viktimave janë 600 politikanë,200 gazetarë,80 aktivistë politikë dhe jo më pak se 65 njerëz biznesi.

Projekti Pegasus – partneriteti I organizatave që janë bashkuar që të investigojnë përgjimet – është I përbërë nga 17 media nga 10 shtete të ndryshme. Pjesë e skuadrës janë dhe 80 gazetarë.

 

Projekti nuk mund të vërtetojë se të gjithë 50,000 numrat e zbuluar janë përgjuar.

Në Website-in e tij, NSO thotë që nuk e menaxhon programin në emër të klientëve të saj.

Përshirja e tyre është e kufizuar në verifikimin e klientëve bazuar në garancitë që ata mund të  japin,deklaroi kompania.

Nëse akuzat e bëra nga Projekti Pegasus provohen të sakta, do të zbulonte të meta të mëdha në procesin e verifikimit të tyre.

 

Sa është I përhapur?

Ndonëse informacioni i marrë nga Projekti Pegasus I referohet vetëm viktimave të përgjimit dhe jo klientëve të NSO, ka zbuluar se qeveria Hungareze e drejtuar nga Victor Orbán ka përdorur sistemin përgjues për të përgjuar gazetarë investigativ.

Agjencitë e sigurisë në Marok kanë gjurmuar të paktën 10,000 numra telefoni. Në Meksikë 15,000,përshirë numrin e gazetarit Cecilio Pineda Birto I cili u vra pasi ivestigimi I Pegasus kishte filluar.

Shumica e numrave të mbetur janë nga India,Kazakistani,Rëanda,Bahrain dhe të lartpërmendurit Azerbajxhani,Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një nga emrat e parë që doli në dritë ishte gazetari investigativ Francez Edwy Plenel, themeluesi I Mediapart I cili u përgjua në Marok, gjithashtu dhe të afërm të gazetarit të vrarë Saudit Jamal Khashoggi dhe prokurori turk I cili investigoi vrasjen e tij.

Gazetarë Hungarezë,Marokenë dhe Meksikanë janë përmendur gjithashtu.

Shumë gazatarë që janë pjesë e Projektit Pegasus janë gjithashtu viktima të përgjimit.

Çfarë thotë NSO?

Qeveritë e përmendura në investigim kanë mohuar përfshirjen e tyre.

NSO deklaron se pretendimet e përgjimit të gazetarëve janë rezultat I një ‘’keqinterpretimi’’ të të dhënave të publikuara,të cilat nuk lidhen me listën e synuar të klientëve Pegasus ‘’ose ndonjë produkt tjetër të NSO-së’’

Në një deklaratë të dhënë për Forbidden Stories,NSO tha se do të vazhdojë të ‘’investigojë cdo akuzë të besueshme për keqpërdorim dhe do të ndërmarrë veprim’’

‘’Grupi NSO është në një mision për të shpëtuar jetën dhe kompania do ta ekzekutojë me besnikëri këtë mision pa u penguar,pavarësisht nga cdo dhe të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për ta diskretituar atë mbi baza false.’’ deklaroi kompania.

 

Analizat  tregojnë se 85% e celularëve ishin të infektuar

Për të vërtetuar gjetjet e Projektit Pegasus,Amnesty International dhe projekti Citizen Lab i bazuar në Universitetin e Torontos në Kanada,kryen analiza të 43 telefonëve të identifikuar në bazën e të dhënave.

Ata zbuluan se 85% e pajisjeve ishin infektuar nga Pegasus ose ishin në përpjekje për ta instaluar atë.

“Ne i kemi rekomanduar njëri-tjetrit këtë mjet ose atë mjet, se si t’i mbajmë [telefonat tanë] gjithnjë e më të sigurt nga sytë e qeverisë,” tha gazetari nga Azerbajxhani Khadija Ismayilova.

“Dhe dje kuptova se nuk ka asnjë mënyrë. Nëse nuk mbylleni në një bunker hekuri, nuk ka asnjë mënyrë që ata të mos ndërhyjnë në komunikimet tuaja”. /  Përgatiti: Alesia Doçi