Aplikacion
Hetimet u zhvilluan në këtë status juridik dhe penal, si dhe procesi ka nisur prej javësh ndaj 8 të pandehurve, mes tyre edhe ish-ministri, për dosjen e koncesionit 100 mln euro të Sterilizimit dhe ilaçeve. Beqaj arriti të fitonte edhe betejën financiare duke marrë fashikujt falas, sepse nuk kishte rreth 1,2 mln lekë për të paguar te SPAK.
Por çfarë e ndryshoi statusin e tij që të thyhej vendimi i gjykatës nga detyrim paraqitje në fletë-arresti?
Sipas procedurës penale, duhet një provë e re shtesë në dosje dhe më e fortë nga ato që prokurorët dispononin deri tani. Ose një dëshmi apo dokument dhe ekspertizë firme, filmim, komunikim mesazhesh, përgjim apo fotografi implikuese.
Një tjetër shkak mund të jetë edhe ndërhyrja e ish-ministrit tek prishja e provave të dosjes duke qenë në gjendje të lirë dhe prokurorët e kanë konsideruar si rrezik për procesin gjyqësor që po zhvillohet.
Dhe e treta, një dosje e re, e ndryshme nga ato në proces, pra detyra dhe shpërdorim që ish-ministri ka bërë në çështje të tjera, të palidhura me koncesionet.
Pritet që SPAK të sqarojë shkakun që e bindi pas më shumë se një viti se Beqaj duhej arrestuar dhe jo hetuar në gjendje të lirë.
SPAK vendosi ish ministrin nën akuzë më 18 mars, 2024, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore. Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.
Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale. Në qeli janë ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, teksa edhe 5 zyrtarë të tjerë hetohen në gjendje të lirë.
Beqaj ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. /ZOOM.AL/
Situata nga moti në vend/ Shiu i lë vendin borës, qindra familje pa energji elektrike