zoom

Lajme

Çfarë do të ndodhë në protestën e 7 tetorit? Flet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha foli këtë të premte për protestën që opozita do të organizojë më 7 tetor.

Kur u pyet se cili do të jetë skenari i protestës, Berisha nuk zbuloi shumë gjëra, por deklaroi se do të ketë elementë të mosbindjes civile.

Sipas tij, protesta e të hënës do të përbëjë momentin e kthesës së madhe, për të garantuar zgjedhje të lira dhe për të përmbysur regjimin.

“Do të jetë dita e kthesës së madhe, do të jetë radha jonë, radha e qytetarëve. Beteja jonë nuk ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike.

Pra, qëllimet tona janë qëllimet më demokratike, në kuptimin që kërkojmë të hapim rrugën për një proces të lirë dhe të ndershëm që Edi Rama e ka kaluar në një farsë të vërtetë. Kërkojmë që Shqipëria të mos jetë më një narkoshtet, por një shtet ligjor. Kërkojmë ato që i mungojnë sot qeverisë shqiptare.

Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, tha Sali Berisha në konferencën me gazetarët.