Aplikacion
Vetë Berisha, edhe pse jo fizikisht, do të gjejë formën për të qenë pjesë e protestës dhe për të përcjellë mesazhet e tij politike.
Ai do të përdorë aplikacionin Skype për të mbajtur fjalim para simpatizantëve dhe mbështetësve të tij para Kryeministrisë, të cilët do të kenë mundësi ta dëgjojnë përmes një monitori të vendosur në shesh.
Ndërkohë, policia ka dhënë 4 orë leje për protestën, e cila pritet të nisë në orën 17:30.
Skenarët e opozitës nuk dihen ende, por ajo që është zbardhur deri tani është se deputetët e pritet që të dalin së bashku nga selia e Rithemelim.
Ndërkohë demokratët e rretheve do t’i bashkohen në protestë dhe më pas njëri pas tjetrit do të mbajnë fjalime.
Ndërtoi urë familjare për motrën, SPAK merr nën hetim kryetaren e komanduar të Bashkisë