zoom

Stil

Çfarë bën Kourtney Kardashian kundër fryrjes së barkut/ Njihuni me rutinën e saj

Kourtney Kardashian njihet për kujdesin e saj ndaj vetes, duke u ushqyer vetëm me produkte organike dhe duke përdorur vetëm produkte që nuk testohen tek kafshët.

Por ajo çfarë ka tërhequr më shumë vemendje tek ajo, është fakti se si trupi i saj u kthye në gjendje shumë të mirë pas lindjeve.

Në blogun e saj të mirëqënies Poosh, ajo ka ndarë rutinën e saj kundër fryrjes së barkut, ku përfshihet një masazh limfatik anti-fryrje..

Kourtney bën masazh detox tek Rebbeca Faria, e cila është gjithashtu krijuesja e “Detox Massage”

Çfarë ështe masazhi detox?

Masazhi detox është një kombinim i masazhit limfatik dhe përdorimit të pajisjeve të ndryshme, me qëllimin për të larguar toksinat dhe inflamacionin nga trupi.

Si bëhet?

Rebbeca Faria thotë se çdo klient ka cilësitë e tij të veçanta të cilat krijojnë inflamacion tek trupi i tyre.

Ajo thekson se stresi,dietat dhe ankthi janë faktorët kryesorë që shkaktojnë inflamacionin më të shumtë.

Trajtimi bëhet duke gjetur pjesët e trupit të cilat klienti i ka me më shumë toksina.

 

Si funksionon në trup?

Metoda ka si qëllim pastrimin e trupit duke i larguar toksinat dhe duke forcuar sistemin limfatik të trupit.

Cilat janë benefitet?

Benefiti kryesor është rritja e sistemit imunitar dhe tretës. Me trupin e pa fryrë dhe sistemin limfatik të trupit të pastër, trupi ynë lehtësisht mund të largojë bakteriet dhe toksinat.

 

Trajtime që mund t’i bëni në shtëpi, për të pasur të njëjtat rezultate si Kourtney: