zoom

Lajme

Ceremoni sekrete në Itali, dalin për herë të parë fotot e Arbana Osmanit nuse

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, u martuan në vitin 2023 në një ceremoni tejet private mes miqve të ngushtë dhe familjarëve në Itali.

Prezantuesja e njohur shqiptare nuk kishte ndarë asgjë nga dasma, e madje si rregull ia kishte bërë edhe të ftuarve, që të mos publikonin asgjë.

Derisa në episodin e radhës të “Mirëmbrëma yje” kishte të ftuar grimerin Arbër Bytyqi, i cili i kishte kërkuar që të ndante pamje nga ajo ditë, pasi ka qenë shumë bukur.

Ylli i ekranit i kishte premtuar dhe pikërisht sot (e enjte) solli për herë të parë pamjet për fansat.

Arbana dukej e mrekullueshme, elegante dhe me një fustan të bardhë të veçantë.

Ajo është nënë e tre fëmijëve: dy djemve dhe një vajze.

Postime të lidhura