Aplikacion
Paralajmërimin e bëri nënkoloneli amerikan Alexander Vindman, i cili është në pension dhe bëri bujë si një dëshmitar kyç në gjyqin e shkarkimit kundër ish-presidentit Donald Trump.
“Ndërsa Durov ka nënshtetësi franceze, është arrestuar për shkelje të ligjit francez, kjo ka implikime më të gjera për mediat e tjera sociale, përfshirë Twitter-in. Ka një intolerancë në rritje për platformën e informacionit të keq dhe ndikimit keqdashës dhe një oreks në rritje për llogaridhënie. Musk duhet të jetë nervoz”, shprehet nënkoloneli.
Pas lajmit të arrestimit të CEO-s së Telegram, në rrjetet sociale reagoi CEO i “X”, Elon Musk.
“Kohë të rrezikshme”, shkroi ai.
Durov u arrestua me një urdhër-arresti në Paris të shtunën në mbrëmje, pas një hetimi paraprak policor, rreth dështimit të supozuar të tij për të kufizuar mjaftueshëm aktivitetin kriminal në Telegram, sipas TF1 TV dhe BFM TV.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës