zoom

Aktualitet

“Cënohet siguria e vendit”/ Laert Haxhiu bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Laert Haxhiu ka kundërshtuar përmes rekursit në Gjykatën e Lartë, dënimin përjetë dhënë nga Apeli i Posaçëm për masakren e Lushnjës.

Në argumentet e parashtruara Gjykatës së Lartë, avokati Detar Hysi ka renditur faktin se gjykata ka kaluar kompetencat, vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se me këtë vendimmarrje po tentohet të hapet një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës, duke cenuar sigurinë kombëtare të jetës dhe në vendin tonë.

Po ashtu, ai shton se një nga anëtarët e trupit gjykues të apelit të GJKKO-së ka votuar për pafajësi për masakrën.

Prej tre javësh Laert Haxhiu është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.

Postime të lidhura