Aplikacion
Në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, votuesit u lejuan të votot me dokumente identifikimi të skaduara, ndërsa në zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit gati 6000 votues u privuan nga kjo e drejtë.
Fillimisht Celibashi u shpreh se nuk ka pasur një komunikim zyrtar nga ana e partive politike, më pas pranoi se është informuar formalisht.
“Pse për këto zgjedhje nuk u mori një vendim nga ana e Këshillit të Ministrave nëpërmjet një akti normativ për të zgjatur vlefshmërinë e ID-ve, këtë nuk mund ta them”, tha ai.
Pjesë nga deklarata:
Celibashi: Vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit nuk ka të bëjë aspak me përgjegjësitë e KQZ, por mbetet jashtë procesit zgjedhor.
Keni komunikuar me Ministrinë e Brendshme, nëse janë 6 mijë zgjedhës që nuk u jepet e drejta për të votuar?
Celibashi: Është e vërtetë që janë 6 mijë votues që dokumenti i identifikimit ose ka skaduar ose u skadon deri në ditën e sotme. Po gati e njëjta shifër ka qenë edhe në vitin e kaluar.
Pse për këto zgjedhje nuk u mori një vendim nga ana e Këshillit të Ministrave nëpërmjet një akti normativ për të zgjatur vlefshmërinë e ID-ve, këtë nuk mund ta them.
Ne kemi bërë komunikim sa herë ka pasur kërkesë zyrtare nga partitë politike.
Këtë herë nuk kemi pasur komunikim të tillë zyrtar, e kemi pasur në mënyrë informale ditët e fundit për hir të së vërtetës. Por në fund të fundit ngelet një çështje që mbetet jashtë sferës që duhet të ketë institucioni i KQZ.
Data u përcaktua dhe dekretuar brenda ditës, pse të mos zgjidhej kjo problematikë kur u privohet vota 6 mijë qytetarëve?
Celibashi: Nuk kemi pasur komunikim sot me përfaqësues të qeverisë apo ministrisë së Brendshme sepse nuk do të kishte zgjidhje. Duhet të ishte zgjidhur më parë.