Aplikacion
Scholz: Nuk do të negociojë me unionin
Kancelari Olaf Scholz nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie federale të udhëhequr nga CDU/CSU. Po ashtu ai tha se nuk do të jetë as pjesë e grupit negociator të bisedimeve për koalicionin.
“Nëse do të ketë ka bisedime, mes SPD dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së,” tha Scholz. Ai tha se kishte kandiduar për postin e kancelarit federaldhe se nuk dëshiron të marrë ndonjë post si përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU”.
Lindner tërhiqet nga politika
Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politika pas rezultatit katastrofik të kësaj partie ne zgjedhje. Lindner shkroi në Platformën X: “Zgjedhjet federale sollën një disfatë për FDP-në, por shpresojmë një fillim të ri për Gjermaninë.
Kjo është ajo për të cilën luftova. Tani po tërhiqem nga politika aktive. Me vetëm një ndjenjë: mirënjohje për pothuajse 25 vite intensive, sfiduese plot me debate dhe veprim.”
Trump: Rezultati i zgjedhjeve ditë e madhe për Gjermaninë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. “Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë”.DW
“Ndyrësirë!Ky është kërcënim”, Veliaj publikon nga burgu bisedat e gjyqit me prokurorin Ols Dadon