zoom

Aktualitet

Çdo gjë e shkatërruar, dalin pamjet e mobilerisë që u hodh në erë me tritol

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras,  në ambientet e jashtme të një mobilerie të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë,  ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor  dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura