zoom

Sport

Casemiro çmend tifozët me veprimin ndaj Neymar, gazeta braziliane zbardh gjithçka

Brazili mposhti me lehtësi Koren e Jugut me rezultatin 4-1 dhe u kualifikuar në çerekfinale të Botërorit të Katarit.

Një moment nga sfida po bën xhiron në rrjet teksa protagonistë janë Casemiro dhe Neymar.

Para ndeshjes, mesfushori i Man United, iu afrua sulmuesit të PSG-së dhe i vendosi diçka në hundë.

Menjëherë këto pamje u bënë virale dhe fansat kanë ngritur pyetjen se çfarë substancë ishte.

Por gazeta braziliane UOL, ka shuar dyshimet duke shpjeguar se ajo ishte një pomadë e thjeshtë që përdoret nga disa lojtarë për të hapur gjoksin dhe vrimat e hundës, në këtë mënyrë do të marrin frymë më mirë. /zoom.al/