Aplikacion
“Ne bëjmë thirrje që situata të mos përshkallëzohet. Situata është një disfatë e dyfishtë për Iranin. Ata i kanë zbuluar botës se janë ndikimi keqdashës në rajon dhe janë të përgatitur për të krijuar një situatë të tillë”, thotë ai.
I pyetur në lidhje me Nenjamin Netanyahun, ai u shpreh se ka raste që nuk kanë të njëjtat mendime me liderin izraelit. “Moslejimi i dërgimit të ndihmave në Gaza ishte një gabim nga ana e Izraelit”, u shpreh ai.
Ndërkohë agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” thotë se aeroportet në kryeqytetin Teheran rifilluan fluturimet të hënën në orën 6 të mëngjesit me kohën lokale. Aeroportet Imam Khomeini dhe Mehrabad kishin pezulluar operacionet e tyre pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa drejt Izraelit, tha ushtria izraelite të dielën. Sulmi përfshinte 170 dronë dhe 30 raketa lundrimi, asnjëra prej të cilave nuk hyri në territorin izraelit dhe 110 raketa balistike prej të cilave një numër i vogël arritën në Izrael, tha zëdhënësi ushtarak, Admirali Daniel Hagari në një deklaratë televizive.
Distanca më e shkurtër nga Irani në Izrael është rreth 1000 km në Irak, Siri dhe Jordani. /ZOOM.AL/