zoom

Slider

Çalhanoglu zbulon këshillat që i ka dhënë mesfushorit Kristjan Asllani te Interi

Në prag të ndeshjes në Champions League kundër Benfica-s, Hakan Çalhanoglu u pyet nga gazetarët edhe për mesfushorin e kombëtares Kristjan Asllanin.

Mesfushori shqiptar është zëvendësuesi i turkut në skemat e zikaltërve të Simone Inzaghit.

“Unë dhe ai kemi krijuar një marrëdhënie të mirë që kur erdhi tek Interi. I kam folur që në fillim. Kristjani ka diçka të veçantë, ka shumë cilësi të mira. Sigurisht që bisedat që diskutojmë do të mbeten mes nesh, por doni të dini se çfarë i them? I kërkoj të japë gjithmonë maksimumin. Gjithashtu insistoj që të jetë më agresiv, dhe të jetë më i uritur në duele. Po përmirësohet shumë si futbollist, është një djalë i mirë, i cili të dëgjon kur i flet”, tha Çalhanoglu. /zoom.al/