zoom

Slider

Buzëqesh Laçi, Tirana nuk feston dot në Kurbin. Partizani shtyp Dinamon në derbi

Laçi mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Tiranën në Kurbin dhe shtyn festën e bardhebluve. Goli i Guindos, i mjaftoi kurbinasve për të mposhtur bardheblutë, që pësuan humbjen e dytë radhazi në kampionat.

45′ minutat e para u mbyllën me Laçin në epërsi 1-0. Kurbinasit ishin më kërkues në këtë fraksion dhe pas disa aksionesh të rrezikshme zhbllokuan lojën me Guindo në minutën e 13’. Mazrekaj shërben në zonë për sulmuesin afrikan, që me një silur mposhti portierin Bekajn.

Laçi rrezikoi sërish me Guindon, por këtë herë Bekaj i tha jo golit. Tirana u përgjigj me Hoxhllarin nga goditja e dënimit në minutën e 25′.

Në shtesë ishte Gjumsi që shfaqet rrufeshëm para Dajsinanit por portieri i devijonin topin, më pas sfera shkon te Limaj, i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin.

Në përsëritje, Tirana hidhet në sulm në kërkim të barazimit. Hoti dhe Seferi tentojnë të vendosin baraspeshën, por ndalen nga Dajsinai. Në minutën e 63’ Gjumsi provoi me një roveshatë spektakolare, por i tillë ishte edhe reagimi i Dajsinanit.

Laçi rrezikoi me Mazrrekajn dhe Shehun, por nuk gjejnë dot rrjetën dhe loja u mbyll 1-0 për vendasit, që shtyn festën e titullit të Tiranës.

Në ndeshjen tjetër Partizani mundi me rezultatin 3-1 Dinamon në takimin e zhvilluarnë “Selman Stërmasi”.

Pjesa e parë u mbyll me “Demat e Kuq” në epërsi 2-1, që e dominuan në çdo aspekt Dinamon. Pas disa aksionesh të rrezikshme, Stenio Zhunior përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe kaloi “Demat” në avantazh në minutën e 26′.

Për të dyfishuar shifrat mendoi, Tedi Cara që pas një topi të bukur doli i vetëm me portierin Simonin dhe nga fare pranë finalizoi për 2-0.

Dinamo përgjigjet me kapitenin Ibraimi, i cili konvertoi në gol penalltinë e fituar nga Rexhinaldo në minutën e 34 pas faullit të Matondos. Partiazni mbeti me një lojtar më pak, pasi mesfushori u ndëshkua me karton të kuq.

Në fraksionin e dytë, Dinamo përpiqet të rihap takimin, por i mungon qartësia në sulm. Partizani mbrohet me fantazim dhe në epilog i dha goditjen e nokautit “Nëndetëses”.

Në shtesë Tedi Cara vulsoi fitoren duke shënuar një gol të shëkqlyer. Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Lilajt dhe me Simonin, që kishte lënë portën, Cara tundi rrjetën.