Aplikacion
Me videon, që duket se kishte shpenzuar kohë për ta realizuar, u rrëfeu shqiptarëve se si i kishte kërkuar gazetarit grek ta merrte në intervistë për të kundërshtuar disa akuza që ai kishte ngritur në një shkrim të tijin për çështjen Beleri.
Nga fillimi në fund, video 7.46 minuta me bisedat dhe videot e dërguara njëri -tjetrit, nuk tregonte asgjë tjetër përveç shkeljes së çdo formati zyrtar nga një kryeministër për të dalë në një media që e ka sulmuar atë.
Rama e rrëfeu si një odise plot vështirësi për ta bindur gazetarin grek, ndonëse çdo gazetar do të kishte pranuar pa më të voglën mëdyshje të intervistonte kryeministrin e një vendin për të cilin kishte shkruar.
Do të ishte “follow up-i” perfekt që synon çdo redaksi. Megjithatë Rama e shiti në publik si një arritje të tij.
Gazetari Andi Bushati, një kritik i Ramës, rikujtoi në faqen e tij në Facebook se këtë stil komunikimi Rama e ka pasur që kur ishte kryetar në Bashkinë e Tiranës, ku u shkruante me radhë grupeve të xhirimit, nga gazetari te kameramani e shoferi, e madje edhe pronarëve të mediave.
“Natyrisht qe nje gazetar grek mund te habitet kur i shkruan nje kryeminister qe se ka takuar kurre.
Por, per koleget e tij shqiptare qe e kane pare po te njejtin, qe kur ishte kryebashkiak, i çonte sms jo vetem pronareve, por dhe reportereve, kameramaneve, madje dhe shofereve te grupit te xhirimit, kjo nuk perben asnje çudi.
Sepse si athere brenda dhe tani jashte kufijve, parimi eshte i njejte: dora qe s’kafshohet dot, puthet” – shkruan Bushati. /Zoom.al