zoom

Aktualitet

Burrel/ Merr flakë kutia e shpërndarjes së energjisë në një pallat

Një kuti e shpërndarjes së energjisë elektrike në hyrje të një pallati në Burrel është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nisi punën për zbardhjen e shkaqeve.