Aplikacion
Ndërkohë qe gratë i kanë rritur standardet e tyre për një partner të mundshëm, burrat nuk janë në gjendje t’i përmbushin.
Psikologu i njohur amerikan Dr. Greg Matos mendon se burrat duhet të punojnë me veten e tyre, sepse gratë moderne janë në kërkim të partnerëve që janë “të disponueshëm emocionalisht, komunikues të mirë dhe kanë vlera të ngjashme me to”.
Dr Matos paralajmëroi për tendencën shqetësuese të një numri të madh meshkujsh të vetmuar, të rinj dhe të moshës së mesme.
Sipas tij kjo është arsyeja kryesore pse 62 për qind e të gjithë përdoruesve të aplikacioneve për takime janë meshkuj.
Në një artikull për Psychology Today, Dr. Matos shkroi: “Dëgjoj të njëjtën gjë pa pushim nga gratë e moshës 25 deri në 45 vjeç: Ato preferojnë burra që janë bashkëbisedues të mirë dhe ndajnë vlera të ngjashme”.
Ai pohon se “pa komunikim nuk ka dashuri të shëndetshme dhe afatgjatë”.