Aplikacion
Kjo do të thotë se ai do të duhet të qëndrojë në spital, për një periudhë të pacaktuar, derisa mjekët të mos e konsiderojnë më si kërcënim.
Arion Kurtaj është me autizëm dhe një vlerësim i shëndetit mendor konkludoi se ai “vazhdon të shprehë synimin për t’iu rikthyer sa më shpejt krimit kibernetik. Ai është shumë i motivuar”.
Kurtaj hakoi serverat e “Rockstar Games” duke përdorur vetëm një televizor hoteli, një Amazon Firestick dhe telefonin e tij celular.
Kjo ishte për shkak se laptopi i tij ishte konfiskuar më parë nga autoritetet për shkak të sulmit ndaj kompanisë Nvidia dhe BT/EE.
Kurtaj publikoi pamje nga video-loja e shumëpritur që është në zhvillim e sipër, e pritet të publikohet në vitin 2025. Ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$.