Aplikacion
Më tej, raporti parashikon një cikël inflacionist përgjatë vitit, ku bizneset dhe familjet do t’i frikësohen rritjes së mëtejshme të inflacionit dhe do të rrisin çmimet më herët nga se pritet për të kompensuar kostot.
BSH thotë se inflacioni i rritur në vendin tonë ka ndodhur paralelisht me atë në botë, për shkak të goditjes së ofertës post pandemike në produktet kryesore të shportës së konsumit. Nga kjo, vetëm për tremujorin e katërt të 2021-shit, inflacioni i importuar u rrit me 10.9% në raport vjetor.
Inflacioni do të ketë dhe ndikime indirekte, sipas raportit, ku rritja e çmimit të karburanteve do të ndikojë në shërbime dhe produkte të lidhura, si transporti.
Raporti vë në dukje se hendeku negativ i prodhimit, ose distanca mes prodhimit potencial dhe atij real është ngushtuar ndjeshëm në tremujorët e fundit.
Siç u shpreh javën e kaluar edhe Guvernatori, Gent Sejko, raporti i politikës monetare sugjeron se, me shumë të ngjarë, normat referuese të interesit të Bankës së Shqipërisë do të fillojnë të rriten këtë vit, për t’ju përgjigjur rritjes së inflacionit, që ka rezultuar edhe më e lartë se pritshmëritë e mëparshme të bankës qendrore. Gjithsesi, në përputhje me politikat e Bankës Qendrore Europiane, për të mos rritur normat e interesit.
U gjet i pajetë në oborr, policia: 81-vjeçari është vrarë! U godit në pjesën e pasme të kokës