zoom

Slider

Broja nën “lupën” e Interit, drejtori sportiv Piero Ausilio zbulon të vërtetën

Armando Broja është rikthyer protagonist te te Chelsea duke gjetur golin pas një periudhe të gjatë jashtë fushave.

Merkato është ende larg, por sulmuesi i Shqipërisë është lidhur me një kalim të mundshëm tek Interi.

Lidhur me zërat e merkatos ka folur edhe drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio për “Super Sport”.

“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm për kombëtaren duke nisur nga e enjtja”, u shpreh Ausilio për mediat shqiptare gjatë vizitës në FSHF. /zoom.al/