zoom

Lajme

Broja çdo ditë edhe më larg Chelsea, ja sa duhet të paguajnë klubet për ta pasur shqiptarin

Armando Broja mbetet në modë për merkaton verore, edhe pse paraqitja me Kombëtaren në EURO 2024 la pë të dëshiruar, ndoshta edhe për shkak të dëmtimit.

Sulmuesi kuqezi me gjasë do të largohet nga Chelsea, në këtë merkato vere. Blutë e Londrës e kanë futbollistin në listën e lojtarëve që do të lënë skuadrën, gjatë këtij seksioni merkatoje.

Sipas një raporti të fundit nga The Guardian, Chelsea shpreson të arkëtojë 25 milionë funte nga shitja e Brojës. Në fakt, interesim serioz ka nga skuadrat e Everton, klub i cili është gati të paguajë shifrën e përmendur.

Për yllin kuqezi kalimi te Everton do të ishte një mundësi për të treguar veten, duke marrë parasysh faktin se ai do të kishte në dispozicion minutazhin e duhur. Broja, pas “shtegtimeve” që nuk rezultuan të suksesshme te Vitesse, Southampton dhe Fulham, kërkon të nisë edhe një herë nga e para, me shpresën se gjithçka do të shkojë mirë. 22-vjeçari u aktivizua me Shqipërinë në Europian.

Ai luajti 77 minuta me Italinë dhe 33 minuta me Spanjën, ndërsa ndaj Kroacisë qëndroi në pankinë. /ZOOM.AL/