zoom

Të gjitha

Britney Spears sërish në telashe/ Babai ngre padi të reja

Beteja ligjore mes kengetares Britney Spears dhe babait të saj, Jamie Spears mesa duket nuk ka përfunduar ende.

69-vjecari  ka paraqitur dokumenta gjyqësore ku kërkon që vajza e tij Britney të mbajë përgjegjësi për sulmet e bëra ndaj emirt të tij në rrjetet sociale dhe në librin e saj të ardhshëm.

Avokati i Jamie është shprehur  se Britney vazhdon të bëjë postime publike në mediat sociale që përmbajnë akuza për çështje të ndryshme. Jamie Spears kërkon përgjigje për një sere akuzash të këngëtares si privimi nga ilaçet kundër dhimbjeve që ajo është detyruar të dhurojë gjak për një trajtim mjekësor dhe hyrja në terapi pa vullnetin e saj.

Kujtojmë se  mërin me familjarët e saj Britney e tregoi edhe njëherë tjetër në ditën e dasmës ku zgjodhi që në ditën e saj më të lumtur të mos I kishte pranë./L.K

/Zoom.al