zoom

Lajme

Britney Spears heq dorë nga burrat: Sa të jem gjallë nuk lidhem më!

Duket si një zotim i fundit i këngëtares, për të cilin nuk jemi shumë të sigurt nëse do ta arrijë ta mbajë plotësisht! Përmes një postimi në Instagram, Britney Spears ka njoftuar se është sërish single, pas ndarjes nga partneri Paul Richard Soliz.

Sipas Britney-t, ka qenë ajo që ka vënë në dyshim disa sjellje të fundit të ish-partnerit me fotografët gjë që ka çuar në ndarje të çiftit.

“Ai uli qëllimisht xhamin e makinës dhe u afrua nga unë që të merrte vëmendjen e fotografëve. Më pas, e kuptoi çfarë bëri dhe qëndroi në sediljen e makinës duke qarë dhe duke folur në telefon me nënën e tij,” tha Spears.

Spears postoi gjithashtu një citim që me sa duket i referohet vetes: “Qëndrimi i saj është i egër, por zemra e saj është flori”.

Britney Spears thotë nuk do të lidhet kurrë më me një

FOTO: BRITNEY SPEARS/ INSTAGRAM

Fituesja e çmimit “Grammy” ka qenë në një lidhje me Soliz që prej shtatorit të vitit të kaluar, periudhë që përkoi edhe me mesin e procedurave për divorc nga Sam Asghari.

Kujtojmë se çifti u ndanë pasi Asghari e akuzoi Spears se ajo e kishte tradhtuar. Lajmi nuk u konfirmua kurrë, megjithatë, ata i dhanë fund martesës, duke e finalizuar me një divorc zyrtar vetëm tetë muaj pas vendimit.