Aplikacion
Këtë e zbuloi përmes një postimi në “Instagram”, ku theksoi se libri do të trajtonte ngjarje të dhimbshme nga jeta e saj, të cilat nuk ka mundur t’i thotë më parë.
Spears shkroi se procesi i shkrimit të librit ka qenë “shërues dhe terapeutik”, megjithëse shtoi se kishte qenë e vështirë të tregonte ngjarje të së kaluarës në jetën e saj. 40-vjeçarja shtoi se ka marrë një “qasje intelektuale” në shkrimin e kujtimeve.
“Do rrëfej histori të dhimbshme. Ndërkohë kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, një gjyqtare i dha fund kujdestarisë ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për më shumë se një dekadë.
Spears u fut në një konservator të menaxhuar nga babai i saj, Jamie Spears, në vitin 2008, kur ylli u përball me një krizë të shëndetit mendor. Marrëveshja e diskutueshme e lejoi atë të merrte kontrollin mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, por edhe çështje të rëndësishme personale, të tilla si udhëtimet me djemtë e saj dhe nëse ajo mund të rimartohej.
Ndërsa ylli nuk zbuloi asnjë detaj në lidhje me datën e mundshme të publikimit apo botuesin, Page Six raportoi në shkurt se ajo kishte arritur një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh (11.4 milionë dollarë) me shtëpinë botuese Simon & Schuster për të pasqyruar jetën, karrierën dhe marrëdhënien e saj me familjen gjatë dhe pas konservatorit të saj.