Aplikacion
Në një deklaratë për shtyp, Hunt njoftoi reduktimin në 6 muaj çmimin tavan për energjinë elektrike për familjarët dhe bizneset dhe kompensimin e rritjes, që parashikohej të zgjaste për 2 vite. Anulohet edhe plani për reduktimin e taksave për të pasurit, që synonte nxitjen e investimeve për vende të reja pune.
Plani i Truss që parashikonte rritje të shpenzimeve, marrjen e kredive të mëdha dhe reduktim të gjerë taksash, shkaktoi zhvlerësim të menjëhershëm të titujve shtetërorë, duke rrezikuar besimin e investitorëve të huaj në ekonominë britanike.
Javën e kaluar dha dorëheqjen Ministri i Financave Kwasi Kwarteng, një ndër arkitektët e kësaj pakete. Një grup deputetësh konservatorë kanë kërkuar dorëheqjen e Liz Truss-it, ndërsa opozita laburiste ka kërkon zgjedhje të reja.