zoom

Bota

Britania përballet me krizën e karburanteve

Britania e Madhe mendon te angazhoje ushtrinë për të furnizuar vendin me karburant, pas një fundjave paniku që la të gjitha pikat e furnizimit “bosh”. Radhë të gjata makinash u panë jashtë stacioneve të karburantit ditët e fundit, ndërsa shoferët u përpoqën të mbushnin automjetet e tyre pas raportimeve të mediave për një mungesë të afërt.

Kjo krize u shkaktua nga mungesa e theksuar e shoferëve të kamionëve, gjë e cila ka sjellë ulje të dërgesave të hidrokarbureve dhe mallrave së fundmi në Britani. Kryeministri Boris Johnson thuhet se po shqyrton përdorimin e personelit ushtarak për të furnizuar pikat e karburantit për t’i dhënë zgjidhje krizes.

Ndërkohë, mijëra shoferë kamionësh do të pajisen me viza të përkohshme britanike në prag të Krishtlindjeve, në një përpjekje për të kufizuar prishjen e furnizimit përpara periudhës së festave. Mbretëria e Bashkuar vlerësohet të ketë mungesë të më shumë se 100,000 shoferëve të kamionëve duke shkaktuar probleme për një sërë industri, përfshirë furnizuesit e ushqimit dhe supermarketet, muajt e fundit.

Britania e Madhe pasi u largua nga Bashkimi Evropian, shumë shoferë evropianë u kthyen në vendet e tyre, ose vendosën të punonin diku tjetër për shkak të burokracisë shtesë kufitare dhe ndikimit që kishte në të ardhurat e tyre.

Related Posts