Aplikacion
Këtë të shtunë, mediat britanike kanë raportuar se qeveria ka vendosur nën sanksionet e saj dhe dy avionë privat të Abramovich-it.
Avioni i oligarkut rus, “Bombardier Global 6500”, me një vlerë prej 45 milionë dollarësh u konfiskua në aeroportin “Farnborough” në Anglinë jugore, raporton “The Times”.
Avioni tjetër prej 13 milionë dollarësh, “Cessna Citation Latitude” është sekuestruar gjithashtu.
Sekretari i transportit, Grant Shapps nënshkroi ligje të reja në fillim të këtij muaji që lejojnë qeverinë të ndalojë zyrtarisht avionët rusë. Si dhe duke e bërë një vepër penale për pronarët e oligarkëve të sanksionuar që të lëvizin ose të fluturojnë me avionët e tyre ne Britani.