zoom

Bota

Brisbane mirëpret Lojërat Olimpike të 2032

Brisbane do të presë Lojërat Olimpike të 2032, fituesi i pashmangshëm i një gare në një qytet te drejtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të shmangur ofertat rivale.

Lojërat do të kthehen në Australi 32 vjet pas Lojërave Olimpike të Sidneit në vitin 2000.

Në Melburn u bënë në vitin 1956.

Kryeministri Scott Morrison u ths votuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në një lidhje direkte  11 minutëshe nga zyra e tij se Australia e di se çfarë duhet të bëjë për të dhënë lojëra të sukseshme Olimpike.

Brisbane vjen pas mikpritësit të Lojërave Olimpike të 2028,Los Angeles.

Paris do të jetë mikpritësi i Lojërave Olimpike në 2024.

Marrëveshja e bërë për vitin 2032 për qytetin Australian të bregdetit lindor dukej e përfunduar edhe përpara vendimit zyrtar nga anëtarët e IOC në takimin e tyre përpara Lojërave Olimpike të Tokios,të cilat fillojnë të premten. /Përgatiti: Alesia Doçi