zoom

Slider

Rezultat historik/ Briken Calja, në vend të katërt në dygarësh në peshëngritje në “Tokio 2020”

Briken Calja zuri vendin e katërt në Tokio 2020, në dygarësh në peshëngritje. 31-vjeçari e mbylli me 151 kg të ngritura në stilin e shkëputjes në Lojërat Olimpike të Tokios. Vendi i shtatë për Caljen në shkëputje, teksa ka bërë shumë më mirë në stilin e shtytjes.

 

Calja çoi 184 kg në tentativën e parë, ndërsa dështoi në të dytën me 188 kg. Fantastike prova e tretë e peshëngritësit nga Elbasani, i cili ia doli të çojë 190 kg.

Sportisti kuqezi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur në vend të katërt në dygarësh. Vetëm 1 kg ishte Calja larg medaljes se bronztë. Ky është rezultati më i mirë i marrë nga një sportist shqiptar në Lojërat Olimpike.

Postime të lidhura