zoom

Slider

Brighton dërgon “Djajtë“ në ferr, United e pëson në start, Strakosha e sheh nga stoli Brentford

Gjithçka ka përfunduar në Old Trafford dhe është disfatë për Erik ten Hag!

Brighton mposhti me rezultatin 2-1 Man United dhe i tregon “Djajve” se janë shumë larg pritshëmrive.

Nuk është fillimi i mandatit të tij në Manchester United që holandezi do të kishte dashur, por dy gola nga Pascal Gross i Brighton rezultuan shumë për skuadrën e tij.

Është fitorja e parë e Pulëbardhave në Old Trafford në epokën e Premier League dhe ata do të jenë të emocionuar me performancën e tyre këtë pasdite.

Në ndeshjen tjetër të së dielës Leicester barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Brentford, me portierin e kombëtares Tomas Strakosha që ishte në stol. /zoom.al/