zoom

Aktualitet

Breshëri automatiku në drejtim të “CFO PHARMA” të biznesmenit Nadir Çausholli

Godina e CFO Pharma është qëlluar gjatë natës me armë zjarri.

Prej detajeve të para që vijnë nga vendngjarja, raportohet se rreth 20 plumba automatiku kanë goditur fasadën e biznesit të Nadir Çaushollit.

“CFO PHARMA” ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa në pamje shihen shenjat e plumbave në xhamat e biznesit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Njoftimi zyrtar i policisë:

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Postime të lidhura