zoom

Slider

Brenda shtëpisë së monstrës Klodian Çalamani, shikoni se ku jetonte vrasësi i fëmijës

Këto janë pamjet ku banonte Klodian Çalamani, monstra që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo të martën e 16 Nëntorit.

Kamera e emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka hyrë brenda dhomës ku jetonte Çalamani. Përpara se emisioni Uniko të futej në brendësi të banesës por dhe oborrit, vetëm pak minuta më parë aty ishin prindërit dhe familjarë të tjerë të Mateos, të cilët kërkonin për prova dhe gjurmë të krimit në vendin ku u gropos djali i tyre.

Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo është pamja që ofron dhoma e Klodian Çalamanit. 38-vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të tyre të vogël të martën e 16 Nëntorit.

Një banor i lagjes në fshatin Grecalli të Fierit, aty ku ndodhi krimi makabër, na tregon më shumë rreth personalitetit të Klodian Çalamanit. Ai e konsideron 38-vjeçarin një “barbar” për të cilin nuk e kishin idenë se ishte i tillë.

Shtëpia e Klodian Çalamanit ka mbetur e hapur pas largimit të policisë. Drita e oborrit qëndron ende e ndezur. Aty nuk banon askush. Herë pas here hyjnë familjarët e 8-vjeçarit Mateo, të dëshpëruar dhe të mbushur me mllef sa herë shikojnë cepin në fundin e oborrit të shtëpisë ku montra kishte groposur djalin e tyre. /tvklan.al

Postime të lidhura