zoom

Aktualitet

Braktiset plazhi i Potamit! Lule në vendin ku u vra 7- vjeçarja në Himarë

Plazhi i Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdia, pasi u përplas për vdekje nga një gomone me drejtues Arjan Tasen, teksa po lahej në det, sot është braktisur nga pushuesit.

Pas ngjarjes së trishtë, në vendin ku mbeti e pajetë e mitura janë vendosur lule, ndërsa rrobat e familjarëve janë ende mbi shezllonë.

Fotot nga plazhi i braktisur mëngjesin e sotëm,l i ka publikuar në Facebook, gazetarja Esmeralda Keta, e cila përshkruan edhe panoramën, që la pas ngjarja tragjike e një dite më parë.


“Mëngjes i trishtë sot në Potam… Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur… Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurte. Sot të gjithë jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll,”- shkruan gazetarja.

Postime të lidhura