zoom

Politikë

Braçe zyrtarisht në opozitë! Godet sërish: Ta dinte Nënë Tereza se do shëlleheshin në Palasë e Jalë nuk…

Erion Braçe duket se ka kaluar zyrtarisht në opozitë. Lirimi i tij prej pozicionit të zëvendëskryeministrit, që më së tepërmi ngjason me një “çlirim” po i fal luksin e të kritikuarit pa ndroje.

Administrata shtetërore sot është pushim. 5 shtatori, dita e shënjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri, përkoi me të dielën e pushimit, ndaj edhe zëvendësohet këtë të hënë, 6 shtator.

Kjo ka sjellë edhe një reagim të ashpër të Braçes, i cili shkruan se zyrtarët e shtetit e bëjnë pushimin duke pushuar në sarajet e oligarkëve.

Braçe shkruan se nëse Nënë Tereza do ta parashikonte këtë do vijonte të shërbente për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si shenjt.


“Ta dinte NËNË TEREZA që shenjtërimi i saj, do ishte DITE PUSHIMI PER SHTETIN e që shërbyesit publik të ZYRAVE do shelleheshin në Palasë tek NAZURI, në Jale tek ÇMENDURIA, në Hamalle tek DALLGA, në gjirin e Lalëzit tek 7 FSHTRAT E LURES apo në sarajet e çdo oligarku, do vijonte të shërbente kudo për njerëzit e zakonshëm e nuk do ngjitej lart si SHENJT!

ME KEMBE NE TOKE!

#Mirëmengjes e punë të mbarë të gjithë atyre që punojnë sot,
nga pastruesit e deri tek infermierë e mjekë në qendrat shëndetësore e spitale”, shkruan Braçe.