zoom

Politikë

Braçe: Na është kërkuar të mos hyjmë në luftë, por e gabuar, PS ka detyrimin…

Erion Braçe, tashmë i zhveshur nga pushteti ekzekutiv, i mbetur vetëm me “spaletat” e deputetit të PS-së nuk po ndalet me qëndrimet e tij kritike me ato çfarë po i kërkon lidershipi i PS-së që të mos i përgjigjet provokimeve të opozitës dhe të mos konfliktohen.

“Na është kërkuar që të jemi të qete, tee mos i përgjigjemi provokimeve, tee mos hymë nee konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo? Ka një mendim tee gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; nee fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi”, shkruan Braçe në një status të tij në rrjetet sociale.

Këtë ai e lidh me reformën në drejtësi, duke kërkuar që ajo të shkojë deri më fund.

“PARTIASOCIALISTE ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik”, shkruan Braçe.

Ai thekson se reforma duhet të vazhdojë më tej dhe pa u negociuar në kurriz të drejtësi duke çuar përpara drejtësisë çdo anëtar të atij sistemi apo që tashmë është jashtë tij, që kanë abuzuar me vendimet e dhëna në kurriz të qytetarëve.

“Është në nderin tonë – të rienergjizojme reformën në drejtësi, ta shtyjme përpara në të njejtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, te cojme vetingun e prokuroreve e gjyqtareve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht; ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerezit; ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme”, tha

Postimi i plotë

VETINGU ESHTE INTERES PUBLIK, JETIK!
DEEJTESIA E VJETER ENDE RRJEP LEKURET E NJEREZVE TE ZAKONSHEM!
Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo?
Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.
#PARTIASOCIALISTE ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;
ËSHTË NË NDERIN TONË – TË RIENERGJIZOJME REFORMËN NË DREJTËSI, TA SHTYJME PËRPARA NË TË NJEJTËN RRUGË, DUKE E PËRMIRËSUAR E PËRSOSUR, TE COJME VETINGUN E PROKUROREVE E GJYQTAREVE DERI TEK I FUNDIT, PA U TUNDUAR, PA E NEGOCIUAR, MADJE DUKE I MBAJTUR DUART CILITDO QË I FUT ATJE PREJ NGA DUART E POLITIKANËVE, BIZNESMENËVE E KRIMINELËVE DUHEN LARGUAR PËRFUNDIMISHT;
NDËRTIMIN E SECILIT INSTITUCION TË DREJTËSISË SË RE SA MË PARË E DERI NË FUND, PËR TË QENË FUNKSIONALE, EFIKASE DHE E PASTËR PËR NJEREZIT;
NDJEKJEN PENALE TË ÇDO ANËTARI TË ATIJ SISTEMI QË TANI ËSHTË JASHTË POR PAFUND I PASUR NË MËNYRË TË PALIGJSHME.
Kur shoh ne @fiksfare_topchannel se ne gjykata, ka gjykates, kancelare, sekretare, avokate qe mbajne ne kembe nje biznes tarifash korrupsioni qe i kane rrjepur shqiptarit edhe lekuren e fundit per #DREJTESI, jam i bindur qe #VETINGU duhet te shkoj deri tek i fundit nder ta;
PER TE SHKULUR KETE SISTEM TE DREJTESISE SE VJETER!
Drejtesia eshte përtej çdo interesi;
Prej themelimit të shtetit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Musolini, Enver Hoxha, Ramis Alia, Sali Berisha bënë DREJTËSINË E TYRE, dështuan të bëjnë drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale e për këtë shkak të besueshme.
Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend!