zoom

Lajme

Braçe akuza ministrit të Financave: Po cënon pavarësinë e Kuvendit

Skema e TVSH-së në bujqësi ka shkaktuar përplasje në komisionin e Ekonomisë, midis të majtëve dhe të djathtëve.

Deputeti Erion Braçe, që kërkon shfuqizimin e skemës së vitit 2018, akuzoi ministrin e Financave se po cënon pavarësinë e Kuvendit, me mosmiratimin e këtij propozimi.

“Mbase këto janë gjërat e fundit në këtë komision. Qeveria duhet të kuptojë se sipas Kushtetutës, institucioni që cakton taksat është Kuvendi i republikës dhe jo qeveria. Qeveria duhet ta kuptojë shumë mirë këtë. E dyta është pavarësia e Kuvendit për të vendosur në interes të atyre njerëzve që votojnë për deputetët e Kuvendit. Pavarësia e Kuvendit nuk mund të cenohet nga asnjë ministër, dhe aq më tepër të rrëzohet brutalisht me vota kundër. Është e turpshme që ministri i Financave nuk vjen të përballet me ne që flasim për një çështje që cenon 45% të qytetarëve. Kjo është një tallje skandaloze! Nuk lejoj askënd të vij këtu që të tallet me punën e deputetëve” u shpreh Braçe.

Ai tha se ministri dhe vetë qeveria po tallen me punën e deputetëve.

Ky shqetësim është krijuar nga ministri i Financave dhe është bërë në mënyrën më banale të mundshme, se ministri i asaj kohe (Arben Ahmetaj) kishte inat Braçen, se kishte frikë se unë bëhesha ministër i Bujqësisë. Kjo tallje që ndodh këtu është vetëm se këtë e kam propozuar unë, sepse po ta kishte propozuar ministri, do ishte miratuar direkt. Kaloi një ligj para një muaji, për një minut e nuk u pyet për asgjë”, kritikoi deputeti socialist.

Ndër të tjera, socialisti tha se shfuqizimi i skemës së TVSH-së do të jetë puna e tij e fundit për këtë sesion.
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave, sërish nuk ranë dakord me propozimin e Braçes, duke ritheksuar se shumë shpejt do të kenë një “qëndrim zyrtar”.
Brace prej gati një viti kërkon rishikimin e TVSH-së për të unifikuar rimbursimin. Konkretisht, një grumbullues kur blen produktin tek fermerët, rimbursimi i TVSH-së është 0%, ndërsa kur e shet rimbursohet me TVSH 20% po ashtu edhe për importin.

Postime të lidhura