Aplikacion
Ndërkohë që botoksi ka shumë përfitime, jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë trajtim. “Alergjikët ndaj neuromodulatorëve, shtatzënat apo nënat me gjidhënie, dikush që ka çrregullime me muskujt, duhet të qëndrojnë larg Botoxit”, thotë dermatologia DiAnne Davis.
Lajmi i mirë është se Botoksi ka alternativa të tjera që kanë efekt të ngjashëm. Më poshtë ka disa opsione të rekomanduara nga ekspertët.
Peptidet
Përbërësit kryesorë që funksionojnë njëosj si Botoksi janë peptidet. Zinxhirët e shkurtër me amino-acide janë mesazherë kimik që komunikojnë me qelizat e lëkurë për të prodhuar më shumë kolagjen për një lëkurë më të butë dhe pa vija.
Ka shumë lloje peptidesh, por dr.King sugjeron peptidet me bakër, që studimet thonë se rrit elasticitetin e lëkurës, apo argireline që limiton lëvizjet e fytyrës dhe ul mundësitë për të krijuar rrudha, njësoj si Botoksi.
Retinoidet
Retinoidet janë “Grali i Shenjtë” i përbërësve kundër plakjes. Prodhuar nga vitamina A, retinoidet bëjnë magji për sa i përket prodhimit të kolagjenit. Dr. King konfirmon se ato rrisin qarkullimin e qelizave dhe të japin një pamje rrezatues.e
“Retinoidet janë opsioni më i famshëm për momentin për të vonuar plakjen”, thotë ajo.
Faktorët e zhvillimit
Faktorët e zhvillimit që janë proteina natyrale të gjendura në trupin tonë ndihmojnë me shërimin e plagëve dhe njihen për efektin që kanë në rritjen e kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës, trashin lëkurën dhe përmirësojnë teksturën.
Antioksidantët
Sipas dr.Davis, antioksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët që e dëmtojnë atë. Ajo rekomandon marrjen e vitaminës C që zbardh lëkurën dhe redukton rrudhat e holla. Niacinamidet po ashtu ndihmojnë në heqjen e njollave dhe forcimin e barrierës së lëkurës.
Radiofrekuenca me gjilpëra të vogla (microneedling)
Microneedling mund të mos ju ofrojë të njëjtin efekt si Botoksi, por ekspertët thonë se ndihmon në pastrimin e fytyrës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.
Studimet tregojnë se radiofrekuenca ndihmon në ngushtimin e lëkurës. Shpimet e vogla në lëkurë bëhen me qëllim nxitjen e kolagjenit si përgjigje për të shëruar plagët. Kur asaj i shtohet nxehtësia efekti është më i shpejtë.
Terapi me dritë LED
Një terapi me dritë LED të kuqe bën mrekulli. Dr. King thotë se prek qelizat fibroblaste dhe mund të kthejë mbrapsht shenjat e plakjes. Përdorimi i vazhdueshëm i kësja terapi lëmon lëkurën dhe përmirëson teksturën.
Mikrorryma
Pajisjet me mikrorrymë kanë gjithashtu efekt të ngjashëm me Botoksin në fytyrë. Pajisjet që krijojnë oulsime elektrike stimulojnë qelizat dhe muskujt duke ngritur dhe tkurrur fytyrën. Me përdorimin e vazhdueshmë do të shikoni përmirësim të dukshëm.
Lazeri
Një ndër trajtimet më efektive është lazeri. Lazeri përdoret për të targetuar shtresat e thella të lëkurës për të stimuluar prodhimin e kolagjenit. Lazeri ofron rezultate më aftagjata dhe ka më shumë funksione.
Ngjitësit e silikonit
Dr. King thotë se ngjitësit prej silikoni janë një opsion i shkëlqyeshëm për të ndihmuar në reduktimin e shfaqjes së linjave të imta dhe për të mbajtur lëkurën të lëmuar nga rrudhat që mund të shfaqen gjatë gjumit. “Ngjitësit ndihmojnë në parandalimin e humbjes transepidermale të ujit, duke bllokuar lagështinë në mënyrë që lëkura të hidratohet më mirë, të riparohet më mirë dhe të prodhojë kolagjen”, shpjegon ajo.
Eksfoliantët kimikë
Pavarësisht nëse zgjidhni një trajtim kimik të pilingut (heqjen e lëkurës nga profesionistë) ose një produkt pa recetë, eksfolimi i lëkurës mund të zbulojë një pamje më të ndritshme dhe të re.
Injektime mbushje (filler)
Ndërsa është një tjetër trajtim estetik që kërkon një gjilpërë, filler-i ndryshon nga Botoks në shumë mënyra. Ai është një substancë e ngjashme me xhelin, i injektuar në lëkurën tonë, mund t’ju ndihmojë të arrini “rezultate të ngjashme me Botoks”. Filler-at mund të shtojnë volumin poshtë lëkurës për të mbushur rrudhat dhe për të rivendosur volumin në fytyrën tuaj. Një nga përfitimet kryesore të një filler-i është se ai zgjat më shumë se Botoks, me disa trajtime që zgjasin deri në një vit, duke e bërë atë më me kosto efektive në afat të gjatë.
Krem kundër diellit
Ndërsa Dr. Mikailov thotë se nuk ka asnjë produkt apo trajtim të vërtetë alternativ për Botoksin, ai thekson rëndësinë e një produkti në veçanti për të luftuar shenjat e plakjes së parakohshme: kremin kundër diellit. Kur përdorni krem dielli çdo ditë, ai thotë se do të parandaloni degradimin e kolagjenit dhe formimin e linjave të holla dhe rrudhave./Women’sHealth