zoom

Bota

Bota kundër Balenciaga-s! Skandali që shkaktoi firma e njohur, përdori pornografinë ndaj fëmijëve

Një fushatë marketingu që shkaktoi zemërim masiv, kjo është ajo çfarë ndodhi së fundmi me Balenciaga-n.

Marka prestigjioze e modës u detyrua të kërkonte ndjesë dhe të tërhiqte fushatën e festave të fundvitit, pasi ngjalli reagime të ashpra në rrjet. Në të shfaqeshin dy vajza të vogla, që mbanin arusha pellushi, të lidhura me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie.

Ndërkaq, një kritik i modës nxori në pah një tjetër foto nga e njëjta fushatë që tregonte disa dokumenta të vendosura nën një çantë Balenciaga.

Dokumentet u duk se trajtonin një çështje gjyqësore për pornografinë e fëmijëve. Në një deklaratë të postuar në Instagram Stories, Balenciaga reagoi zyrtarisht:

Ne kërkojmë një falje të sinqertë për çdo ofendim tonin. Çantat tona prej pellushi nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë. Ne e kemi hequr menjëherë fushatën nga të gjitha platformat.

Pasi skandali i Balenciaga-s u përhap dhe u komentua kudo, prej fotove të fëmijëve të veshur me aksesorë që i seksualizonin ata, vëmendja u përqendrua në Instagram-in e Lotta Volkova, stilistes kryesore së Balenciaga-s.

Postimet e stilistes Lotta Volkova në rrjetet sociale tërhoqën vëmendjen e njerëzve, vetëm pasi skandali Balenciaga tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

Një numër i madh i përdoruesve të mediave sociale duket se fajësojnë Lotta Kolkova-n, postimet e së cilës në Instagram u postuan në internet.

Përdoruesit e Twitter, kanë evidentuar se stilistja postonte imazhe mjaft shqetësuese, të neveritshme dhe të frikshme, ku shihen rite sataniste, apo foto me fëmijë të lidhur, me kafkë në duar.

 

 

Faqe të ndryshme në Twitter kanë ndarë edhe foto të tjera shqetësuese të stilistes, që tregojnë një person që i kanë dalë organet e brendshme, si dhe një foto ku vë në lojë figurën e  Zotit në një kishë. Lotta mban të veshur një bluzë ku shkruhet “Kufoma kanibale”, referuar grupit “Cannibal Corpse”.

Sipas përdoruesve të Twitter, ajo është një stiliste sadiste, e cila nuk ka reshtur së shfaquri në publik adhurimin ndaj djallit. Duke marrë shkas nga postimet e saj që krejt papritur u bënë virale, stilistja e bëri privat profilin e saj në Instagram.

Lotta është e famshme në industrinë e modës dhe në koleksionet e saj ka sjellë një qasje alt-punk, me elemente fetishizmi dhe të kulturës së rrugës në periudhën post-sovjetike. Ajo ka lindur në Rusi në vitin 1984 dhe aktualisht jeton në Francë.

Po kështu Kanye West foli për polemikat rreth fushatës së fundit të Balenciaga-s.

Dikur një nga mbështetësit dhe bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Balenciaga-s, Kanye West u bëri thirrje personazheve të famshëm që të denoncojnë markën luksoze, e cila ndërpreu marrëdhëniet me reperin në tetor pas komenteve të tij kundër hebrenjve.

“Kjo thjesht tregon se të gjithë të famshmit janë të kontrolluar. Ju nuk shihni asnjë personazh të famshëm që të flasë për situatën e Balenciaga-s,” tha West (via TMZ) pasi u pyet nga paparacët. “Të gjithë këta të famshëm, mos i lini të ndikojnë te ju në asnjë mënyrë, sepse ata kontrollohen nga njerëzit që me të vërtetë kontrollojnë botën,” shtoi ai. “Ata nuk po i shërbejnë Zotit.”

Ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, e cila është ambasadore e Balenciaga-s, tha se po rivlerëson marrëdhënien me Balenciaga-n pas kritikave në rrjet dhe se ishte tronditur nga pamjet shqetësuese.

Bella Hadid, e cila pozoi në një fushatë të markës, fshiu fotot nga Instagrami. Nicole Kidman, e cila gjithashtu u shfaq në reklamë, ende i ka fotot, megjithëse shumë komentues i kanë bërë thirrje të reagojë.

#cancelBalenciaga (#anuloniBalenciagen) është hashtag-u më i ri.