zoom

Bota

Bota feston vitin e ri/ Ndizen fishekzjarret në Zelandën e re dhe Sideni

Miliona njërëz në mbarë botën kanë nisur të festojnë Vitin e Ri.

Vendet në Oqeanin Paqësor Jugor ishin të parët që i dhanë lamtumirën 2024-ës me festimet në Zelandën e re e cila është 12 orë përpara kohës lokale të vendit tonë.
Në Auckland, mijëra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit për të festuar ardhjen e vitit të ri.

Ceremonia spektakolare u organizua me dhjetëra mijëra drita, kilometra të tërë me kabllo, së bashku me 500 kilogramë lëndë prioteknike që do të shkëlqejnë për 5 minuta.

Në Australi dy orë më vonë, miliona njerëz u mblodhën në Sidnej për të parë shfaqjen e fishekzjarreve tradicionale.

Pas kësaj, festimet zhvendosen në Azi me ardhjen e vitit të gjarprit, i pari si viti i rilindjes në zodiakun aziatik.

Qytetet evropiane festojnë Vitin e Ri me koncerte në salla dhe teatre muzikore ndërsa Papa Françesku do të shënojë fillimin e Vitit të Shenjtë, një festë çdo çerek shekulli që pritet të tërheqë rreth 32 milionë pelegrinë.

Shfaqje spektakolare fishekzjaresh do të mbahen në Paris Londër dhe Berlin.