Aplikacion
Legjenda braziliane e futbollit nuk ja doli dot të mposhte sëmundjen e rëndë të kancerit që e kishte prekur në zorrë.
Ai qe shtruar që prej muajit shtator në spitalin Albert Einstein të Sao Paolos të Brazilit, me sëmundjen që i kishte avancuar dhe kishte çuar në mosfunksionimin e duhur të veshkave dhe zemrës.
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, edhe pas infektimit me virusin COVID19, gjë që i dëmtoi edhe rrugët respiratore.
Pele është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit me 77 gola në 92 ndeshje të luajtura.
Gjithashtu ai është 3 herë fitues i kupës së botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970. Askush tjetër nuk ka bërë më mirë se ai.
Pele u bë një ikonë e lojës pasi fitoi Kupën e Botës në 1958, në moshën 17-vjeçare, duke shënuar dy herë në finale ndaj Suedisë.
Në total, Pele ka shënuar 12 gola në 14 paraqitje në pjesëmarrjet në Kupat e Botës, duke dhuruar edhe 10 asiste, më së shumti nga çdo lojtar në historinë e kompeticionit.
Një rekord që tregon se ai ishte një lider i vërtetë që udhëhoqi kombin brazilian drejt trofeve të lavdishëm. /zoom.al/