Aplikacion
Që prej ditës së djeshme, Bosnja është përfshirë nga stuhi shiu, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Situata më kritike është në Jabllanicë, ndërsa deri tani raportohet për të paktën 14 viktima.
Ky numër, sipas auoriteteve, mund të rritet më tej sepse dhjetëra persona të tjerë raportohen të zhdukur.
Disa akse rrugore dhe ura janë shkatërruar duke dalë jashtë funskionit, ndërsa shumë fshatra e qytete kanë mbetur pa energji elektrike.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në katet e sipërme të banesave dhe të shmangin daljet jashtë.
Edhe Kroacia dhe Mali i Zi u përfshinë gjithashtu nga shira të dendura dhe erëra të forta, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.
Por autoritetet nuk raportojnë për viktima apo persona të zhdukur.