zoom

Lajme

Boshatiset Santorini/ Banorët dhe turistët largohen nga ishulli për shkak të tërmeteve

Santorini vijon të jetë në alert për shkak të dhjetëra tërmeteve të regjistruara në ditët të fundit.

Mediat greke raportojnë se ishulli është boshatisur për shkak të frikës dhe panikut. Rreth 9 mijë persona janë larguar nga Santorini, pas thirrjeve për të braktisur ishullin për më shumë siguri.

Qeveria greke ka shpallur gjendjen e emergjencës duke mbyllur të gjitha institucionet.

Departamenti Rajonal i Zjarrfikësve të Egjeut Jugor është vendosur në gatishmëri, ndërsa ekipet e shpëtimit, të pajisura me tendat e mëdha mjekësore të verdha, janë dërguar në ishull.

Postime të lidhura