zoom

Kosova

Borxhi i pashlyer, merret peng një person në Kosovë

Policia e Kosovës njofton se një person është marrë peng në Prishtinë.

Dyshohet se shkak për pengmarrjen ka qenë një borxh i pashlyer, ndërkohë që vijojnë ende hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Burime zyrtare dhanë edhe detaje nga ky akt kriminal, teksa po hetojnë autorët.

“Rreth orës 21:40, dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi tjetër.

Lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është inicuar rasti ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk jepen detaje të hollësishme për identitetet dhe shumën e borxhit, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën. /ZOOM.AL/